Shpërthim në veri të Mitrovicës

17 Janar 2013 - 21:41      

Në pjesën veriore të Mitrovicës, sonte rreth orës 19 e 30 minuta është hedhur një mjet shpërthyer, sipas të gjitha gjasave bombë dore, por askush nuk është plagosur, njoftojnë mediumet elektronike serbe.

Mitrovicë, 17 janar – Në pjesën veriore të Mitrovicës, sonte rreth orës 19 e 30 minuta është hedhur një mjet shpërthyer, sipas të gjitha gjasave bombë dore, por askush nuk është plagosur, njoftojnë mediumet elektronike serbe.

Mjeti shpërthyes është hedhur në qendër të qytetit, para lokalit pronar i të cilit është boshnjaku me inicialet A.Xh.

Në momentin e shpërthimit në lokal para të cilit u hodh mjeti shpërthyes gjendeshin dy persona, të cilët nuk pësuan kurrfarë dëmtimesh trupore.

Shpërthimi shkatërroi xhamat e objektit, kurse një lokal ngjit me të pësoi dëmtim të murit.

Policia e Kosovës ka dalën vendngjarje dhe pritet të bëhet ekspertiza e forenzikës. Tash për tash thuhet që nuk dihen motivet e as kryesi(t) e këtij akti terrorist. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...