Beyonce këngëtarja e parë e huaj në “British Awards”

17 Janar 2013 - 12:56      

18 muaj pasi koncertit që e mbajti në Glasstonbury, Beyonce ka njoftuar se do të këndojë edhe në një institucion tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe nuk do të ketë nevojë për shumë angazhim.

Miami, 17 janar - 18 muaj pasi koncertit që e mbajti në Glasstonbury, Beyonce ka njoftuar se do të këndojë edhe në një institucion tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe nuk do të ketë nevojë për shumë angazhim.

Amerikania është ylli i parë ndërkombëtar që do të performojë në “British Awards” më 20 shkurt.

Shfaqja e saj në arenën O2 do të vijë vetëm pak javë pasi ajo mbajti koncertin më të madh televiziv, “America`s Super Boël”.

Organizatorët e kësaj mbrëmje deri më tani kanë konfirmuar se do të performojnë grupi One Direction, Mumfortd & Sons, Robbie Williams dhe Muse, por një burim i ka thënë Thesun se Beyonce do të jetë goditja më e madhe e organizatorëve.

“Ajo është njëra ndër këngëtarët më të mira që këndojnë live dhe do të kemi një material të ri për ta shfaqur për audiencën. Hera e fundit kur ajo performoi në ‘The Brits’ ishte para nëntë viteve, kur karriera e saj sapo kishte filluar. Në atë kohë ajo këndoi këngën ‘Crazy In Love’, kështu që organizatorët kanë vendosur që të kthehet përsëri këtë vit”, ka thënë burimi.

Mumford, Muse, Robbie, Beyonce dhe One Direction do ta bëjë të lumtur secilin fans që është do të jetë i pranishëm në këtë mbrëmje.

James Corden do të jetë përsëri mikpritësi i kësaj mbrëmjeje dhe nuk do të ketë shumë shaka prej tij, kështu që i gjithë fokusi do të jetë në muzikë.

Këngëtarë befasues do të publikohen në javët që do të vijnë dhe pritet që të jetë një duet shumë i madh mes dy yjeve që ende mbesin të panjohura.

Mbrëmja e vitit të kaluar ishte njëra ndër më të shikuarat në shtatë vitet e fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...