VV: Prishtina po e godet vet Luginën e Preshevës

16 Janar 2013 - 21:16      

Prishtina po e godet vet luginën e Preshevës derisa ka pranuar të bisedojë për veriun pa vënë kushtet për të drejtat e shqiptarëve atje, ka deklaruar sot Lëvizja “Vetëvendosje”, raporton KTV.

Prishtinë, 16 janar - Prishtina po e godet vet luginën e Preshevës derisa ka pranuar të bisedojë për veriun pa vënë kushtet për të drejtat e shqiptarëve atje, ka deklaruar sot Lëvizja “Vetëvendosje”, raporton KTV.

Sipas VV-së, problemi themelor po injorohet me faktin që kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmëri për të biseduar me Serbinë për veriun pa i vënë kushte Serbisë edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës prej vitesh po heshtin, duke shpresuar se ky do të jetë momenti i duhur kur do të ngrihet zëri për të drejtat e tyre nga Prishtina.

“Çdo “raund” i negociatave për ta ishte shpresë se mos Prishtina do ngrinte zërin për ta dhe “raundet” shkonin e vinin e gjendja atje nuk ndryshonte. Të pandryshueshme mbetën shtrëngimet e duarve në negociata, dhe njëkohësisht e pandryshueshme mbetej dhuna mbi popullsinë shqiptare atje. Ndryshonte vetëm struktura e popullsisë, çdo herë shqiptarë më pak”, ka thënë Liburn Aliu nga kjo lëvizje.

Sipas tij, qeveria e Kosovës në këtë kohë do të duhej të përdorte kanalet diplomatike dhe ndihmën e miqve ndërkombëtarë. Ndërsa Shpend Ahmeti ka thënë se platforma e Serbisë e ka zënë Qeverinë në panik, duke e bërë kështu Serbinë më ofensive karshi Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...