Marku: Në PD ka pak kritikë dhe shumë konformizëm

16 Janar 2013 - 21:14      

Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku shprehet se brenda kësaj partie ka shumë konformizëm, shumë pak debat, shumë pak kritikë dhe pak qarkullim idesh. Në një intervistë për “studimepolitike.com”, ai flet gjithashtu për përplasjet brenda PD-së në vitet e para të krijimit të saj, si dhe krijimin e KOP-it në vitin 2005.

Tiranë, 16 janar - Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku shprehet se brenda kësaj partie ka shumë konformizëm, shumë pak debat, shumë pak kritikë dhe pak qarkullim idesh. Në një intervistë për “studimepolitike.com”, ai flet gjithashtu për përplasjet brenda PD-së në vitet e para të krijimit të saj, si dhe krijimin e KOP-it në vitin 2005.

“Mendoj se në muajt që kanë mbetur nuk mund të bëjmë një gjë të madhe në këtë drejtim për zhdukjen e problemeve, por paraqitja me sukses apo pa sukses në fushatën elektorale do të varet shumë nga mënyra se si ne u qasemi këtyre problemeve dhe alternativat që japim për zgjidhjen e tyre”, shprehet ai.

Sipas Markut, partitë shqiptare, por edhe pjesa më e madhe e partive evropiane janë parti të tipit lider.

“PD-ja është një parti e tillë, pra parti lider. Termi nuk duhet të na trembë, realiteti po. Të jesh parti lider nuk do të thotë të mos kesh demokraci të brendshme, e për më tepër të mos kesh liri, por ta kesh të zgjidhur pak a shumë çështjen e autoritetit. Ai është i përqendruar te një individ, pak a shumë i padiskutueshëm në kuptimin që nuk ka konkurrencë në këtë drejtim që t’i vërë në rrezik autoritetin, por vetëm kaq. PD-ja është një parti lider në rrethana shqiptare. Ka shumë konformizëm, shumë pak debat, shumë pak kritikë e, për rrjedhojë, edhe pak qarkullim të brendshëm idesh apo alternativash”, thotë ai, transmeton Panorama.

Sipas Markut, njerëzit, sa për konformizëm aq edhe për paaftësi, nuk flasin sepse mendojnë se kjo është gjendja më e favorshme e ekzistencës politike. “Pikërisht ky realitet duhet ndryshuar. Mendoj se debati i brendshëm do ta bënte PD-në më konkurrente në skenën politike, më të vetëdijshme në aksionin e saj politik, më të imunizuar ndaj sëmundjeve politike, më të aftë në administrimin e pushtetit”, vlerësoi  ai. 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...