Bankat amerikane, rritje e ndjeshme e fitimeve

16 Janar 2013 - 21:00      

Dy bankat më të mëdha amerikane, “Goldman Sachs” dhe “JP Morgan” regjistruan një rritje të ndjeshme të fitimeve, treguan të dhënat zyrtare për tremujorin e fundit të vitit 2012.

New York, 16 janar - Dy bankat më të mëdha amerikane, “Goldman Sachs” dhe “JP Morgan” regjistruan një rritje të ndjeshme të fitimeve, treguan të dhënat zyrtare për tremujorin e fundit të vitit 2012.

Një tremujor i tillë tregon për rikthimin e përfitimeve kolosale në sektorin e bankave, i cili u godit më rëndë nga të gjithë sektorët nga kriza e pronave te patundshme në SHBA dhe rrjedhojat e krizës së eurozonës më pas, transmeton TCH.

Fitimi neto i “Goldman Sachs” në tremujorin e fundit të vitit 2012 u trefishua në krahasim me një vit më parë, me një total prej 2.9 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, “JP Morgan” regjistroi një rritje përfitimesh në 5.7 miliardë dollarë, 54 për qind më shumë se 3.7 miliardat e realizuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Paradoksale, pavarësisht përfitimeve në rritje, “JP Morgan” ka vendosur që të përgjysmojë pagën e drejtorit të saj të përgjithshëm, i cili do të përfitojë tashmë “vetëm” 11.5 milionë dollarë në vit pagë neto dhe 10 milionë dollarë në aksione.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...