Rita përgatit album me Snoop Dogg

16 Janar 2013 - 20:52      

Rita Ora dhe Snoop Dogg miksuan punën dhe argëtimin, në turneun e tyre të përbashkët në Tajlandë.

Bangkok, 16 janar - Rita Ora dhe Snoop Dogg miksuan punën dhe argëtimin, në turneun e tyre të përbashkët në Tajlandë.

Këngëtarja me origjinë kosovare dhe reperi me famë ndërkombëtare mbajtën një koncert të përbashkët, i cili tërhoqi dhjetëra-mijëra fansa në atë që u konsiderua nga mediat vendase si një prej mbrëmjeve më të paharrueshme muzikore ndonjëherë.

Një ditë pas këtij koncerti, Rita dhe Snoop u fotografuan në një prej destinacioneve më piktoreskë tajlandeze, në një plazh me një panoramë të mrekullueshme, duke shijuar detin, diellin dhe nxehtësinë e temperaturave mbi 30 gradë.

Besohet se 22-vjeçarja dhe reperi amerikan janë duke bashkëpunuar për albumin e tyre të ardhshëm dhe burime pranë tyre kanë thënë se “Boddy Bam Bam Bam” do të jetë titulli i një kënge që do ta lëshojnë shumë shpejt në tregun muzikor, raporton TCH.

Muaji janar duket se ka qenë me të vërtetë i shkëlqyer për Ritën, e cila është shkëputur nga dimri i ftohtë evropian, duke shijuar plazhet e vendeve ekzotike, me Dubain, që ishte i pari në listën e destinacioneve të vizituara në vitin 2013, dhe tashmë pasuar nga Tajlanda. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...