Nikoliq i habitur me deklaratën e Daçiqit

16 Janar 2013 - 20:45      

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq deklaroi të mërkurën se është habitur nga deklaratat e djeshme të kryeministrit Daçiq, i cili nuk e kishte përjashtuar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në OKB në shkëmbim të një marrëveshjeje globale mes Beogradit dhe Prishtinës.

Beograd, 16 janar - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq deklaroi të mërkurën se është habitur nga deklaratat e djeshme të kryeministrit Daçiq, i cili nuk e kishte përjashtuar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në OKB në shkëmbim të një marrëveshjeje globale mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk e di se çfarë ka thënë saktësisht kryeministri. Dje ishim bashkë, folëm për shumë gjëra, por jo për këtë çështje. Dua të di saktësisht atë që ka thënë, por nëse ka menduar se Serbia, me disa kushte të mirëpërcaktuara, mund të njohë Kosovën dhe Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së, me këtë unë nuk jam dakord”, deklaroi Nikoliq gjatë një takimi me gazetarë të huaj.

Nikoliq theksoi se Beogradi nuk ka ndërmend të njohë dhe nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Në ndërkohë, kryeministri Daçiq duket se është tërhequr nga deklarata për një marrëveshje me të cilën Kosovës do t’i mundësohej anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, duke thënë se është “iluzore” bile të diskutohet çështja pa zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën.

“Nëse nuk ka diskutim për status, për zgjidhjen finale ose gjithëpërfshirëse, atëherë do të ishte iluzore të bisedohet për anëtarësim në OKB ose në organizata tjera, pasi Serbia kurrë nuk do të pajtohet për këtë dhe nuk ka dilema për këtë çështje nga ana jonë”, tha ai sot në Beograd.

Sipas tij, Serbia nuk do të “pranoj zgjidhje të pjesshme, pasi anëtarësimi në OKB është çështje fundamentale dhe Serbia me siguri nuk do ta pranojë atë”, tha kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq. 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...