Pacolli: Kalimi i Çekut në PDK, zhvillim shumë negativ

16 Janar 2013 - 20:12      

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit vlerëson kalimin e Agim Çekut në radhët e PDK-së si një zhvillim shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. “Dëshirojmë të theksojmë se Koalicioni për Kosovë të Re, gjegjësisht ministrat e këtij koalicioni, prej fillimit të mandatit gjithmonë kanë kontribuar dhe janë përkushtuar maksimalisht, duke e koordinuar punën me partnerin e madh të koalicionit.

Prishtinë, 16 janar – Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit vlerëson kalimin e Agim Çekut në radhët e PDK-së si një zhvillim shumë negativ për mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe punën e përbashkët. “Dëshirojmë të theksojmë se Koalicioni për Kosovë të Re, gjegjësisht ministrat e këtij koalicioni, prej fillimit të mandatit gjithmonë kanë kontribuar dhe janë përkushtuar maksimalisht, duke e koordinuar punën me partnerin e madh të koalicionit.

Kjo lëvizje vetëm e tregon dobësinë që partneri udhëheqës i koalicionit, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës ka shfaq ndaj partnerëve të tjerë në koalicion. Dëshirojmë t’ja rikujtojmë opinionit të gjerë se ministri Çeku është në pozitën aktuale si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit për Kosovë të Re. Rrjedhimisht kalimi i tij prej KKR-së në PDK krijon hapësirë për ministrinë që z. Çeku për momentin e drejton”, thuhet në reagimin e AKR-së dhe shtohet se “lëvizja e fundit politike do ta shtyjë Koalicionin për Kosovë të Re dhe në veçanti Aleancën Kosova e Re që të rishikojë tërë marrëveshjen dhe pozicionin e saj në kuadër të koalicionit qeverisës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...