Renault shkurton 7 500 vende pune

16 Janar 2013 - 19:56      

Prodhuesi francez i automjeteve Renault do të shkurtojë rreth 7 500 vende pune në Francë deri në vitin 2016, për shkak se edhe më tutje po shënon rënie të shitjes dhe të fitimit.
Sipas njoftimit të kompanisë, rreth 5 700 punëtorë do të pensionohen deri atëherë, kurse për pjesën tjetër do të ofrohet një program i pensionimit të parakohshëm.

Paris, 16 janar – Prodhuesi francez i automjeteve Renault do të shkurtojë rreth 7 500 vende pune në Francë deri në vitin 2016, për shkak se edhe më tutje po shënon rënie të shitjes dhe të fitimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, rreth 5 700 punëtorë do të pensionohen deri atëherë, kurse për pjesën tjetër do të ofrohet një program i pensionimit të parakohshëm. Mirëpo, ky plan akoma duhet të harmonizohet me organizatën sindikale, deklaroi zëdhënësi i Renault. Pos rënies së kërkesës për këto automjete, Renault është i goditur për arsye se është mbështetur shumë pikërisht në vendet evropiane të goditura nga kriza ekonomike. Derisa Volkswagen, për shembull, tregun e dobësuar në Evropë e zëvendëson me shitjen e  shtuar të automjeteve në tregjet jashtë Evropës, Renault, Peugeot-Citroen dhe Fiat nuk kanë shitje të mëdha në tregjet joevropiane.

Renault punëson rreth 120 000 njerëz anembanë botës, kurse deri në vitin 2016 do të ulë vëllimin e fuqisë punëtore në Francë për 14 për qind. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...