Grekët të brengosur me praninë turke në Shqipëri e Kosovë

16 Janar 2013 - 19:44      

Grekët shqetësohen se sipas tyre “interesat turke po shtien në dorë një nga katër hidrocentralet shqiptare”, pasi siç komenton shtypi i këtij vendi, vendimi i qeverisë së Berishës për shitjen tek Turqia të stacionit hidroelektrik të Bistricës është i lidhur drejtpërdrejt me Greqinë.

Athinë, 16 janar - Grekët shqetësohen se sipas tyre “interesat turke po shtien në dorë një nga katër hidrocentralet shqiptare”, pasi siç komenton shtypi i këtij vendi, vendimi i qeverisë së Berishës për shitjen tek Turqia të stacionit hidroelektrik të Bistricës është i lidhur drejtpërdrejt me Greqinë.

Shtypi i referohet shpalljes nga qeveria shqiptare të ofertuesit “Kurum International Sh.A.” si fitues të konkursit për blerjen e HEC-it të Bistricës dhe vëren se një detaj kritik është që nga ky hidrocentral bëhet ndërlidhja e energjisë Shqipëri-Greqi dhe bëhet elektrifikimi i një pjese të madhe të Greqisë.

Sipas shtypit, ka rrezik që në këtë kohë krize Turqia të mbyllë energjinë dhe rajone të tëra të Greqisë të zhyten në errësirë. “Me këtë lëvizje, turqit tani bëjnë të ndihet prania e tyre edhe në veriperëndim të vendit, duke blerë një nga pikat e ekonomisë shqiptare, me rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike për Epirin e Veriut dhe Greqinë”, thuhet në shkrimin e shtypit grek. “Nëse kjo kombinohet edhe me disa shitje të tjera te kompanitë turke, është e qartë se Greqia është nën një sulm të paparë ekonomik nga Turqia, e cila shfrytëzon në maksimum krizën ekonomike greke”, shkruhet në të, raporton Balkanweb.

Shtypi grek thekson se strategjia turke është të kontrollojë popullsinë e Ballkanit, sidomos ata që kanë fronte të hapura me Greqinë, duke sjellë në vëmendje Kosovën.

Në Kosovë ka dalë një organizatë e re turke, e quajtur Bashkimi i Kulturës dhe Solidaritetit, që synon të promovojë miqësinë "shqiptaro-turke". Organizata që do të financohet nga shërbimi sekret do të themelojë konsullatën turke në Prishtinë. "Pas veprimtarive humane dhe sociale, shpesh fshihen objektivat më të fshehura dhe më të errëta", shkruan shtypi grek.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...