Loic Remi i bashkohet QPR-së

16 Janar 2013 - 19:40      

Internacionalisti francez dhe lojtari i deritashëm i ekipit francez Marseille, Loic Remi i është bashkuar ekipit anglez, Queens Park Rangers, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin që po lufton për të mbetur në elitën e futbollit anglez.

Londër, 16 janar – Internacionalisti francez dhe lojtari i deritashëm i ekipit francez Marseille, Loic Remi i është bashkuar ekipit anglez, Queens Park Rangers, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin që po lufton për të mbetur në elitën e futbollit anglez.

Ndonëse nuk është publikuar shuma e transferim, mediet britanike shkruajnë se angazhimi i francezit 26-vjeçar është paguar 9.6 milionë euro.

Më herët për këtë lojtar përflitej se do të kalojë në Nwcastle, por Remi tha se nga kjo ide e ka larguar menaxheri i QPR-së, Harry Redknap dhe presidenti i klubit Tony Fernandes.

“REdknap e ka luajtur rolin kryesor në kalimin tim në QPR”, tha Remi, i cili do të mund të debutonte për QPR-në qysh të shtunën në ndeshjen kundër West Hamit.

Për kombëtaren e Francës Remi ka luajtur në 17 takime, duke shënuar katër gola, por për arsye të lëndimit ai nuk mundi të luajë në Evropianin 2012.

Remi është përforcimi i dytë i QPR-së në këtë afat kalimtar dimëror, pas kalimit të lojtarit defansiv izraelitit Ben Haim.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...