Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton

16 Janar 2013 - 18:46      

Një Trup gjykues i Gjykatës supreme, i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve të Kosovës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka refuzuar ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi për rastin e ashtuquajtur shpërthimi i bombës në Bulevardin Bill Klinton. Kjo është hera e dytë që Gjykata Supreme në cilësinë e instancës së shkallës së tretë refuzon ankesat e paraqitura nga këta të pandehur.

Prishtinë, 16 janar - Një Trup gjykues i Gjykatës supreme, i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve të Kosovës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka refuzuar ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi për rastin e ashtuquajtur shpërthimi i bombës në Bulevardin Bill Klinton. Kjo është hera e dytë që Gjykata Supreme në cilësinë e instancës së shkallës së tretë refuzon ankesat e paraqitura nga këta të pandehur.

Trupi gjykues i ka refuzuar si të pabaza ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi dhe ka mbështetur vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme, e cila asokohe kishte vepruar si  instancë e shkallës së dytë. Në atë kohë, trupi gjykues i Gjykatës Supreme e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për dënimin e të pandehurve për vepra penale të vrasjes së rëndë në bashkëpjesëmarrje dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore në bashkëpjesëmarrje.

Rasti ka të bëjë me shpërthimin që kishte ngjarë në katin përdhes të ndërtesës që ndodhet në Bulevardin Bill Klinton, Lagja e Dardanisë, në Prishtinë, më 24 shtator 2009. Nga pasojat e këtij shpërthimi kishin humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë ishin lënduar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...