Francezët filluan operacionet tokësore në Mali

16 Janar 2013 - 18:40      

Trupat ushtarake të Francës janë angazhuar në luftime rrugore kundër kryengritësve islamikë në qytetin Diabaly, në pjesën qendrore të Malit.

Bamako, 16 janar - Trupat ushtarake të Francës janë angazhuar në luftime rrugore kundër kryengritësve islamikë në qytetin Diabaly, në pjesën qendrore të Malit.

Luftimet e sotme u bënë derisa trupat franceze e filluan operacionin e tyre të parë tokësor.

Franca ka intervenuar në ish koloninë e saj në pjesën perëndimore të Afrikës, ditën e premte, me kërkesë të qeverisë së Malit, për t’i ndalur avancimet e islamikëve drejt kryeqytetit Bamako.

Franca në Mali i ka afro 800 ushtarë, por pritet rritja e këtij numri deri në 2 500 pjesëtarë.

Në Mali, po ashtu, pritet vendosja e një force rajonale të Afrikës Perëndimore, sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...