Tërhiqet nga Afganistani një pjesë e trupave bullgare

16 Janar 2013 - 18:29      

Qeveria e Bullgarisë njoftoi sot se do të tërheqë një pjesë të kontigjentit të ushtarëve të saj në Afganistan.

Sofje, 16 janar - Qeveria e Bullgarisë njoftoi sot se do të tërheqë një pjesë të kontigjentit të ushtarëve të saj në Afganistan.

Trupat e Bullgarisë janë të vendosura në aeroportin e Kabulit dhe do të tërhiqen më 1 mars, ndërsa një ekip i instruktorëve do të largohet më 31 mars të këtij viti.

Me këtë vendim Bullgaria do të tërheqë afro 40 për qind të kontigjentit prej 600 ushtarëve në Afganistan, të cilët veprojnë në kuadër të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, transmeton Rel.

Pjesa tjetër e ushtarëve bullgarë do të mbetet në Afganistan deri në vitin 2014, kur do të tërhiqet pjesa më e madhe e forcave të NATO-s.

Bullgaria, e cila është pranuar në NATO në vitin 2004, ka marrë pjesë në Forcën Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, që udhëhiqet nga aleanca, prej vitit 2002.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...