Guardiola edhe zyrtarisht trajner i Bayernit

16 Janar 2013 - 18:10      

Pep Guardiola rikthimin e tij do ta bëjë në kampionatin gjerman. Ish-trajneri i Barcelonës do të udhëheqë bavarezët, duke nisur nga fundi i këtij sezoni, për tre vitet e ardhshme.

Mynih, 16 dhjetor - Pep Guardiola rikthimin e tij do ta bëjë  në kampionatin gjerman. Ish-trajneri i Barcelonës do të udhëheqë bavarezët, duke nisur nga fundi i këtij sezoni, për tre vitet e ardhshme.

Lajmi njoftohet në faqen zyrtare të Bayernit të Mynihut, transmeton TCH. Skuadra bavareze saktëson se pas refuzimit të trajnerit aktual, Jupp Heynckes për të zgjatur kontratën në krye të klubit është vendosur që emri pasues i tij të jetë Guardiola.

Heynckes paralajmëroi para Krishtlindjeve vendimin e tij se pas 30 qershorit 2013, kur edhe i mbaron kontrata me Bayernin, nuk do të drejtojë më në futboll dhe se me shumë gjasa do të tërhiqet nga karriera e tij si trajner.

“Duke mirëkuptuar dhe respektuar vendimin e tij, Bayerni i Mynihut është i lumtur t’iu njoftojë se si pasardhës i Heynckes është zgjedhur një trajner i profilit të lartë dhe i suksesshëm në botën e futbollit; 41-vjeçari, Pep Guardiola”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në faqen zyrtare të skuadrës gjermane.

Pep dhe Bayern kanë rënë dakort për një kontratë 3-vjeçare, deri në vitin 2016. Pagesa dhe detaje të tjera të kësaj marrëveshje mbeten për t’u mësuar në ditët e ardhshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...