Opozita kundërshton grumbullimin e mjeteve nga prindërit e nxënësve

16 Janar 2013 - 11:52      

Grupi i ekspertëve të Degës së LDK-së në Prizren ka akuzuar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe disa drejtorë shkollash për grumbullim të mjeteve nga prindërit e nxënësve për nevojat e institucioneve arsimore parauniversitare. Zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që kjo praktikë të ndërpritet meqë konsiderojnë se një veprim i tillë është diskriminues dhe antiligjor. Por, drejtuesit e DKA-së kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e pohimeve të opozitës, duke i cilësuar si të pavërteta dhe qëllimkëqija.

Prizren, 16 janar – Grupi i ekspertëve të Degës së LDK-së në Prizren ka akuzuar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe disa drejtorë shkollash për grumbullim të mjeteve nga prindërit e nxënësve për nevojat e institucioneve arsimore parauniversitare. Zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që kjo praktikë të ndërpritet meqë konsiderojnë se një veprim i tillë është diskriminues dhe antiligjor. Por, drejtuesit e DKA-së kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e pohimeve të opozitës, duke i cilësuar si të pavërteta dhe qëllimkëqija.

Abdullah Thaçi nga Departamenti për Informim i Degës së LDK-së, ka bërë të ditur se DKA-ja në Prizren është shndërruar në një poligon të keqqeverisjes, që nga niveli më i lartë në këtë dikaster e deri  në nivelin më të ulët nëpër shkolla.

"Këtë fillimvit drejtoritë e shkollave në Prizren, si p.sh. “Lidhja e Prizrenit” , “Emin Duraku” etj., u kërkojnë nxënësve nga një euro, në emër të pagesës për punëtorin ndihmës për mirëmbajtjen e ngrohjes në shkolla. Janë prindërit e nxënësve ata që janë paraqitur me ankesa në zyrat e Degës së LDK-së, të cilët hapur shprehin dyshimet për keqpërdorimin e këtyre mjeteve", ka thënë Thaçi. Ai ka shprehur bindjen se me një matematikë të thjeshtë në një nga shkollat e qytetit të Prizrenit, e cila i ka mbi 1 mijë 500 nxënës del se për punëtorin ndihmës, brenda një muaji mblidhen 1 mijë 500 euro dhe se shtrohet pyetja ku shkojnë këto mjete, shkruan sot gjerësisht “Koha Ditore” .

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...