Agim Çeku lë PSD-në, kalon në PDK

16 Janar 2013 - 17:45      

(E plotësuar) Kryetari i PSD-së Agim Çeku, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDS-së, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe anëtarësimi në PSD, pasi që ka vendosur të kalojë në PDK, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik.

Prishtinë, 16 janar – (E plotësuar) Kryetari i PSD-së Agim Çeku, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDS-së, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe anëtarësimi  në PSD, pasi që ka vendosur të kalojë në PDK, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik.
Kryesia e PSD-së, edhe pse e befasuar me vendimin kryetarit të deritashëm, e pranoi dorëheqjen e  Agim Çekut duke i dëshiruar sukses në punën e tij të mëtutjeshme.
 Së shpejti pritet te mbledhja e  Këshillit Drejtues të PSD  i cili, sipas statutit do të zgjedh kryetarin e ri. Mbledhja e  Këshillit Drejtues  të PSD-së do të thirret së shpejti.

Agim Çeku i bashkohet PDK-së

Prishtinë, 16 janar - 11:40
– Agim Çeku, ministri aktual i Forcës së Sigurisë  së Kosovës dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Burime të sigurta i thanë portalit Koha.net se vendimi i tij do të bëhet publik shumë shpejt, pasi të legalizojë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PSDK-së.

Kjo parti, e cila në koalicion me AKR-në u bë pjesë e bashkëqeverisjes në Kosovë, brenda javës do të zgjedhë kryetarin e ri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...