Defekti në një kabllo nëntokësore lë Komunën prej një jave pa rrymë

16 Janar 2013 - 11:39      

Ka plot një javë që të gjithë të punësuarve në objektin e Komunës së Lipjanit u ka humbur komoditeti në punë dhe kjo jo për shkak të volumit të punëve që kanë, por për shkak të të ftohtit që ka mbërthyer zyrat e tyre. Në të vërtetë, defekti në një kabllo nëntokësore të energjisë elektrike që përcillte rrymën në objektin komunal ka lënë godinën komunale pa energji elektrike dhe kësisoj gjeneratori aktual i Komunës me kapacitetin që ka nuk po mund t’i rezistojë edhe ngrohjes qendrore, ndaj Ko

Lipjan, 16 janar – Ka plot një javë që të gjithë të punësuarve në objektin e Komunës së Lipjanit u ka humbur komoditeti në punë dhe kjo jo për shkak të volumit të punëve që kanë, por për shkak të  të ftohtit që ka mbërthyer zyrat e tyre. Në të vërtetë, defekti në një kabllo nëntokësore të energjisë elektrike që përcillte rrymën në objektin komunal ka lënë godinën komunale pa energji elektrike dhe kësisoj gjeneratori aktual i Komunës me kapacitetin që ka nuk po mund t’i rezistojë edhe ngrohjes qendrore, ndaj Komuna pos funksionimit të kompjuterëve dhe printerëve tjerë shërbim me rrymë nuk po kryen. Dhe ata po akuzojnë KEK-un për mosveprim në riparimin e kabllos me gjithë faktin që thonë se e kanë paralajmëruar me kohë këtë defekt. Kurse gjeneratori që po punon pandërprerë thuhet se po shpenzon rreth 100 litra derivate në ditë, shkruan sot Koha Ditore.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...