Pronari i "Ilirycum A" thotë të jetë kërcënuar nga Velijaj i MPB-së

16 Janar 2013 - 11:30      

Prishtinë, Pronari i kompanisë "Ilirycum A", Rexhep Krasniqi duke folur për skandalin e ryshfetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se zyrtarët e këtij dikasteri i kanë bërë presione të vazhdueshme dhe i kanë kërkuar mito në rast se dëshiron ta vazhdojë kontratën për riatdhesim.

Prishtinë, Pronari i kompanisë "Ilirycum A", Rexhep Krasniqi duke folur për skandalin e ryshfetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë se zyrtarët e këtij dikasteri i kanë bërë presione të vazhdueshme dhe i kanë kërkuar mito në rast se dëshiron ta vazhdojë kontratën për riatdhesim.
Krasniqi në emisionin “Interaktiv”  të KTV-së ka shpjeguar se ata e kanë kërcënuar edhe fizikisht me jetë në rast se nuk do t’u ofrojë mito. Atij i ishin kërkuar 10 për qind të tenderit që bie rreth 70 mijë euro nga Jeton Velija nga MPB-ja, i cili tashmë është arrestuar. Pronari i kompanisë "Ilirycum A" ka thënë se si pasojë e mosofrimit të parave të kërkuara në emër të ryshfetit, MPB-ja atij i kishte ndërprerë kontratën më 14 qershor 2012.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...