New Yorku miraton ligjin kundër armëve

16 Janar 2013 - 11:24      

Shteti i New Yorkut ka miratuar, siç mendojnë ithtarët, Ligjin më të ashpër deri tash për posedimin e armëve dhe me këtë u bë shteti i parë amerikan që miratoi kufizimet e reja në këtë zonë, një muaj pas masakrës në shkollën fillore në Newtown, trasnemton KTV. Deputetët e Dhomës së Ulët të Asamblesë shtetërore kanë votuar masat e reja me 104 vota për dhe 43 kundër. Draft-ligji është nënshkruar shumë shpejt nga guvernatori i shtetit, Andrew

New – York, 16 janar - Shteti i New Yorkut ka miratuar, siç mendojnë ithtarët, Ligjin më të ashpër deri tash për posedimin e armëve dhe me këtë u bë shteti i parë amerikan që miratoi kufizimet e reja në këtë zonë, një muaj pas masakrës në shkollën fillore në Newtown, trasnemton KTV. Deputetët e Dhomës së Ulët të Asamblesë shtetërore kanë votuar masat e reja me 104 vota për dhe 43 kundër. Draft-ligji është nënshkruar shumë shpejt nga guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo. Në ligj të ri përfshihet edhe ndalesa e tërësishme e shitjes së pushkëve automatike të stilit ushtarak, dhe njerëzve të sëmurë mendërisht u ndalohet qasja ndaj armëve. Ligji i ri për armët në shtetin e New Yorkut  u soll direkt shkaku i masakrës së 14 dhjetorit kur në një shkollë fillore, një person vrau 20 nxënës dhe 6 persona të rritur. Kjo masakër shkaktoi debat kombëtar për nevojën që të futen kufizimet lidhur me rregullat liberale për shitjen e armëve në SHBA. Sipas hulumtimit të fundit të Gallup dhe USA Today, numri i amerikanëve të pakënaqur me ligjet që rregullojnë posedimin e armëve është në rritje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...