Procedurat për hapësirë të përbashkët radiotelevizive Kosovë-Shqipëri brenda 4-5 javësh

15 Janar 2013 - 13:07      

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Shqiptar, Endira Bushati, në një intervistë për Radio Kosovën tha se fillimi i transmetimit të valëve radiotelevizive me përsëritësa (repetitorë), mes Kosovës dhe Shqipërisë, është çështje vullneti e mundësish. Në një intervistë për Radio Kosovën, Bushati ka thënë se për ta realizuar këtë projekt, procedura administrative mund të kryhet brenda 4-5 javësh.

Prishtinë, 15 janar - Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Shqiptar, Endira Bushati, në një intervistë për Radio Kosovën tha se fillimi i transmetimit të valëve radiotelevizive me përsëritësa (repetitorë), mes Kosovës dhe Shqipërisë, është çështje vullneti e mundësish. Në një intervistë për Radio Kosovën, Bushati ka thënë se për ta realizuar këtë projekt, procedura administrative mund të kryhet brenda 4-5 javësh.

 E pyetur se çfarë duhet të bëjnë radiot dhe televizionet që ta marrin lejen, për të filluar transmetimet në territoret e ndërsjella, Bushati u përgjigj se një subjekt radioteleviziv për të mundësuar transmetimin në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet përsëritësave, mjafton që të paraqesë interesin pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Pastaj, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit studion mundësinë teknike për të realizuar këtë, më konkretisht hapësirat frekuencore për transmetimin në rrugë tokësore. Mandej, për këtë bëhet një procedurë administrative në dhënien e vendimit administrativ dhe është thjesht çështje teknike vendosja e një transmetuesi në pikat e transmetimit për zonën që kërkohet të mbulohet. Është një praktikë që ne, pra Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, e ka bërë ndër vite. Ju jeni dëshmitarë të gjithë që, sot, në territorin e Republikës së Shqipërisë, shihet televizioni francez ‘TV5’. Përpara disa javësh ne licencuam radion ‘China International’ (“CRI”, pra radion kineze) dhe kemi edhe disa radio të tjera që transmetojnë në territorin tonë në këtë mënyrë, pra me përsëritësa.

Në vazhdim ajo sqaroi: Për të transmetuar në Shqipëri, konkretisht të subjektit - Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), iu referova një kohe të limituar, ose më saktë një lejeje provizore që duhet të mbarojë deri në qershor 2015, kur është detyrimi i Shqipërisë në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare për kalimin nga transmetimet analoge në transmetimet numerike apo siç quhen ndryshe transmetimet digjitale. Ka një projektligj që po diskutohet në Komisionin për Media të Kuvendit të Shqipërisë. Sigurisht, ky projektligj krijon hapësira më të mëdha për transmetimet e kanaleve televizive jo vetëm të Kosovës apo të Maqedonisë, apo në përgjithësi të hapësirës mbarëshqiptare, por edhe të subjekteve të tjera që duan të kenë një program ose siç quhen ndryshe në termat e ligjit “operatorë të shërbimit mediatik”.

Endira Bushati  duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të ketë një licencë kombëtare për operim në të dy këto territore, tha: Sistemi numerik, siç dihet, ka një avantazh shumë të madh. Përveçse liron brezin e frekuencave për përdorimin (e frekuencave që lirohen) e telefonisë celulare apo për shërbimet e tjera të telekomunikacionit, ka edhe avantazhin që në një frekuencë mund të transmetohen deri në 16 kanale, gjithnjë nëse marrim parasysh standardin ‘definition’. Por, nëse kalojmë në standardet e tjera si ‘high definition’ apo ‘full high definition’, atëherë ky numër i kanaleve zbret në varësi të teknologjisë së përdorur. Pra, shërbimi numerik sigurisht që do të ofrojë më shumë mundësi që programet shqiptare të subjekteve të licencuara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të transmetohen edhe në Kosovë dhe anasjelltas. Kjo nënkupton që dy entet tona rregullatore, pra Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit në Shqipëri dhe KPM-ja në Kosovë, të bashkëpunojnë në kuadër të një projekti për licencimin e programeve televizive mbarëshqiptare në rrjetet përkatëse në territoret përkatëse.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...