Clinton dëshmon për sulmin në Bengazi

15 Janar 2013 - 13:06      

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të dëshmoj para një komiteti të Kongresit, më 23 janar, lidhur me sulmin vdekjeprurës më 11 shtator të vitit të kaluar, kundër misionit të Shteteve të Bashkuara në Libi.
Clinton do të ballafaqohet me pyetje nga Komiteti për Çështje të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, lidhur me sulmin në Bengazi të Libisë, nga i cili u vra Ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Washington, 15 janar - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të dëshmoj para një komiteti të Kongresit, më 23 janar, lidhur me sulmin vdekjeprurës më 11 shtator të vitit të kaluar, kundër misionit të Shteteve të Bashkuara në Libi.

Clinton do të ballafaqohet me pyetje nga Komiteti për Çështje të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, lidhur me sulmin në Bengazi të Libisë, nga i cili u vra Ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Hillary Clinotn është dashur të dëshmoj në muajin dhjetor, por për shkak të sëmundjes, ishte shtyrë paraqitja e saj në Kongres.

Ajo ka vendosur të tërhiqet nga posti i saj për mandatin e dytë, ndërsa presidenti Barack Obama, për këtë post, tashmë e ka nominuar senatorin demokrat, John Kerry.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...