UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime

15 Janar 2013 - 12:10      

Misioni i OKB-së në Kosovë nuk është pyetur fare kur qeveria vendosi të ndërpresë pagat për stafin lokal të Zyrës në veri të Mitrovicës. Për këtë autoritetet serbe kanë vendosur që çështja jo vetëm e financimit, por edhe Zyrës në veri të bisedohet në Bruksel. Një zëdhënës i UNMIK-ut, Oliver Salgado, i ka thënë Radio Kosovës se UNMIK-u nuk është pyetur dhe nuk është i përfshirë fare në bisedimet në Bruksel.

Prishtinë, 15 janar - Misioni i OKB-së në Kosovë nuk është pyetur fare kur qeveria vendosi të ndërpresë pagat për stafin lokal të Zyrës në veri të Mitrovicës. Për këtë autoritetet serbe kanë vendosur që çështja jo vetëm e financimit, por edhe Zyrës në veri të bisedohet në Bruksel. Një zëdhënës i UNMIK-ut, Oliver Salgado, i ka thënë Radio Kosovës se UNMIK-u nuk është pyetur dhe nuk është i përfshirë fare në bisedimet në Bruksel.

Misioni i OKB-së në Kosovë po këmbëngul se është akoma e nevojshme mbetja e stafit të saj ndërkombëtar e vendor në veri, për të ndihmuar në parandalimin e konfliktit, ndërmjetësimin dhe lehtësimin e komunikimit në mes të dyja etniteteve në këtë pjesë të Kosovës.

Ky mision ishte detyruar një muaj më parë të ndërpres kontratat e stafit lokal në veri, pasi siç ka njoftuar UNMIK-u autoritetet vendore pa ndonjë paralajmërim i kanë ndërprerë financimin e saj.

Nevoja e paprekshmërisë ose jo të këtij stafi është paralajmëruar të diskutohet sot në nivelin e dy kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës. Për këtë zyrtarët e UNMIK-ut njoftojnë të mos jenë përfshirë fare në konsultime.

Zëdhënësi i këtij misioni Oliver Salgado i ka thënë Radio Kosovës se tashmë kanë bërë të ditur problemin e financimit. Sipas tij misioni i OKB-së në Kosovë është duke pritur rezultatet e takimit në kryeministrave ,Thaçi e Daqiq.

Nga autoritet kosovare nuk është shpjeguar se çfarë saktësisht rreth UNMIK-ut do të diskutohet, përderisa burime brenda këtij misioni kanë thënë se kreu i tij Farid Zarif u ka përcjellë zyrtarëve vendorë se megjithatë për misionin vendoset në Nju-Jork.

Autoritet serbe, ndërkaq sipas raportimeve në media, vazhdojnë të kërkojnë mbetjen e stafit të plotë të UNMIK-ut në veri.

Ndërsa punëtorët serbë të UNKIK-ut, të cilët sipas të dhënave të policisë është mësuar se punojnë edhe për strukturat paralele janë deklaruar se do të punojnë edhe pa paga.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...