Buzhala kundër Çelajt, pro Krasniqit

15 Janar 2013 - 12:06      

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka reaguar me procesin zgjedhor që po ndodhë në degën e PDK-së për Prishtinën.

Prishtinë, 15 janar - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka reaguar me procesin zgjedhor që po ndodhë në degën e PDK-së për Prishtinën.

Ai, në një status në rrjetin social facebook, siç transmeton Indeksonlinë thotë së nuk është aspak i kënaqur me strukturën e njerëzve që janë pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë.

Ai thotë së po të ishte anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, votën do t’ia jepte Memli Krasniqit për kryetar të Degës, kursë po të ishte Hashim Thaçi, do të hulumtonte shumë më tepër për ta gjetur kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Ky është teksti i Buzhalës.

Për Memli Krasniqin për Kryetar të Degës së Prishtinës

Nëse  më pyetni së a jam i kënaqur me strukturën e njerëzve qe janë pjesë e Kryesisë së Degës së PDK'së në Prishtinë, pa u menduar dy herë do t'iu them JO.

Jam tepër i bindur që shume ma serioze është struktura Kryesisë e Nëndegës së PDK'së në Veternik, së sa kjo e nivelit të degës. Jam i vetëdijshëm së me ketë status nuk do t'i bej vetit ndonjë argat, por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është të thuhet se kjo strukture e njerëzve të Deges së Prishtinës është strukture thellësisht skematike dhe thellësisht jopërfaqësuese. Me pak, shumë pak, përjashtime kjo më shume të duket si një test, se sa si listë përfundimtare.

Sido qe të jetë, kjo është listë përfundimtare. Dhe tash brenda saj gjenden dy kandidatë për të parin e degës së Prishtinës. Ata janë Memli Krasniqi dhe Lirak Celaj. Nuk jam pjesë e Kryesisë së Degës, por jam kryetar i njërës prej nëndegëve të Prishtinës. Qëllimshëm nuk kam qenë as delegat në Kuvendin e Përgjithshëm të Degës së Prishtinës. Pak a shume e kam pritur një gare të tille. Dhe pse gjerat kanë shkuar në ketë mënyre meritat kryesore i ka Lirak Çelaj, i cili ka qenë zyrtar i lartë i degës së PDK në Prishtinë qe nja 10 vjet.

Prandaj, Liraku, por edhe Shemsi Vesëli dhe Ramadan Avdiu duhet me u komplimentu për të arriturat dhe për dështimet e PDK'së në Prishtinë që prej zgjedhjeve të para të pasluftës. Se çfarë suksesi ka korrë PDK në Prishtinë sigurisht jeni të vetëdijshëm të gjithë. PDK ka renë në rreth 10 mije vota. Me shume së sa në Prishtinë PDK ka vota në shumicën e qyteteve të Kosovës. Dhe kjo është shume keq.

Prandaj, për këtë arsye unë mendoj se Lirak Çelaj nuk ka çka t'i japë më shumë degës së Prishtinës. Unë mendoj qe Liraku i ka dhënë mjaft kësaj dege dhe nuk ka nevoje që t'i japë edhe me shumë. Nëse ai do të vazhdonte që t'i jepte edhe shume PDK'së në Prishtinë frikësohem se PDK nuk do ta kalojë as pragun prej pesë për qind në kryeqytet.

Ka qe thonë se Memli nuk është njeriu i duhur për të qenë kandidat për kryetar të Prishtinës. Ndoshta edhe pajtohem me ketë konstatim. Unë mendoj se pak a shumë e kam parasysh se si do të duhej të dukej kandidati i Prishtinës. Mirëpo, Memli eshtë absolutisht kandidati i duhur për të qenë kryetar i Degës për Prishtinë. Ja pse mendoj kështu:

- Memli ka treguar shkathtësi të jashtëzakonshme si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në mandatin e kaluar.

- Memli ka qenë njeri prej disa njerëzve me meritor qe PDK i pati fituar zgjedhjet e para në vitin 2007.

- Memli eshtë tepër me bashkëpunues dhe me integrues së sa Liraku.

Përveç tjerash Memli, mendoj unë, mund ta shkundë dhe ta ngjallë këtë degë, e cila është në nivelin me të ultë të mundshëm organizativ.

Prandaj, po të isha unë anëtar i Kryesisë së Deges së Prishtinës votën time do t'ia jepja Memli Krasniqit për kryetar të Degës, kurse po të isha unë Hashim Thaçi do të hulumtoja shume me tepër për ta gjetur kandidatin për kryetar të Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...