Shqipëria ndër 10 vendet e para për kontributin në NATO

15 Janar 2013 - 11:56      

Gjatë analizës vjetore, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh se, misionet ndërkombëtare të Forcave të Armatosura janë në nivelet e kërkuara dhe brenda standardeve të NATO-s. "Shqipëria është ndër 10 vendet e para për kontributin që jep në NATO", tha Imami.
Bazuar në standardin e NATO-s, pesha specifike e kontributeve të Republikës së Shqipërisë në operacionin ISAF, Afganistan, vlerësoh

Tiranë, 15 janar - Gjatë analizës vjetore, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami u shpreh se, misionet ndërkombëtare të Forcave të Armatosura janë në nivelet e kërkuara dhe brenda standardeve të NATO-s. "Shqipëria është ndër 10 vendet e para për kontributin që jep në NATO", tha Imami.

Bazuar në standardin e NATO-s, pesha specifike e kontributeve të Republikës së Shqipërisë në operacionin ISAF, Afganistan, vlerësohet me 600 pikë ose me 0.32%, të kontributit të përgjithshëm të vendeve anëtare. Mbështetur në raportin e popullsisë, ministri Imami tha se, vendi ynë renditet midis 10 vendeve të para në NATO, duke shënuar një rritje të ndjeshme në krahasim me vitet e shkuara. "Nga viti 2009 e deri në vitin 2012, kemi arritur të ngrejmë kapacitetet dhe kontributet tona në rrafshin sasior dhe më tej se si nëpërmjet misioneve të reja, misioneve të monitorimit, këshillimit dhe ekipeve mjekësore etj., duke zvogëluar numrin e personelit që merr pjesë në to dhe duke ulur kostot financiare dhe duke arritur të mbajmë të njëjtin nivel kontributi të FA në këto operacione, gjë që është krenaria e Forcave tona të Armatosura", deklaroi ministri i Mbrojtjes Arben Imami, gjatë analizës vjetore të dikasterit që drejton. Gjithashtu, sipas ministrit Imami, viti 2012 ka qenë viti i fillimit të tipeve të reja të misioneve paqeruajtëse, (OMLT, POMLT), Trajnues të Forcave Speciale, Ekipe Këshilluese Ushtarake (MAT), Ekip Shëndetësor (trajnues, mbështetës dhe monitorues), të cilat përputhen me zbatimin e procesit të "Tranzicionit" në Afganistan.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...