Presidentja Jahjaga në hapjen zyrtare të “World Future Energy Summit”

15 Janar 2013 - 11:38      

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë “World Future Energy Summit”, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Muhammad bin Zayed al Nahyan.
Presidentja Jahjaga në ceremoninë e hapjes së Samitit u shoqërua nga ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Dardan Gashi.

Abu Dhabi, 15 janar- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë “World Future Energy Summit”, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Muhammad bin Zayed al Nahyan.

Presidentja Jahjaga në ceremoninë e hapjes së Samitit u shoqërua nga ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Dardan Gashi.

 Në ceremoninë e hapjes zyrtare të Samitit morën pjesë udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve, presidenti i Francës, Francois Hollande, Presidentja e Argjentinës Cristina Kirchner, presidenti i Islandës Olafur Ragnar Grimsson, mbretëresha e Jordanisë Rania Al Abdullah, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe personalitete të tjera të larta botërore.

 Gjatë punimeve të Samitit, Presidentja Jahjaga, zhvilloi takim miqësor me Presidentin e Francës, Francois Hollande.

 Presidentja e Kosovës pati një takim të veçante me Mbretëreshën Rania Al Abdullah të Mbretërisë Hashimite të Jordanis, si dhe pati një takim me kryeministrin ne Republikës së Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Samiti Botëror që po zhvillohet në Abu Dhabi trajton çështjen e energjisë  dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...