Kina përdor kampet e punës së detyruar për “riedukim”

15 Janar 2013 - 11:34      

Kundërshtarët e sistemit në Kinë pohojnë se Pekini i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët, raporton “Zëri i Amerikës”.
Zyrtarë lokalë në krye të kampeve të punës së detyruar në Kinë thonë se janë duke vepruar si zakonisht dhe nuk kanë marrë asnjë fjalë nga Pekini në lidhje me një fund të mundshëm të këtij sistemi "riedukimi".

Pekin, 15 janar - Kundërshtarët e sistemit në Kinë pohojnë se Pekini i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët, raporton “Zëri i Amerikës”.

Zyrtarë lokalë në krye të kampeve të punës së detyruar në Kinë thonë se janë duke vepruar si zakonisht dhe nuk kanë marrë asnjë fjalë nga Pekini në lidhje me një fund të mundshëm të këtij sistemi "riedukimi".

Gazeta kineze Global Times, e drejtuar nga shteti, shkruan sot se zyrtarët në të paktën gjashtë rajone të Kinës nuk kanë marrë ndonjë informacion në lidhje me ndryshimet e propozuara ndaj sistemit të ashtuquajtur "riedukim nëpërmjet punës".

Javën e kaluar, mediat shtetërore cituan anëtarin e Byrosë Politike, Meng Jianzhu të ketë thënë se më vonë këtë vit Kina do të heqë dorë nga përdorimi i sistemit të kampeve të punës së detyruar. Këto njoftime u tërhoqën më pas pa shpjegim. Zyrtarët më vonë thanë se sistemi i kampeve do të "reformohet".

Pekini për vite ka diskutuar ndryshimet e mundshme në sistemin e kampeve të tilla - sistemi ka kohë që është kritikuar nga grupet e të drejtave, që thonë se kampet nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare.

Autoritetet kineze i përdorin kampet e punës për të mbajtur prostitutat, përdoruesit e drogave dhe kriminelët ordinerë për deri në katër vjet, pa i nxjerrë në gjyq.

Kundërshtarët e sistemit thonë se Pekini gjithashtu i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët, dhe shtojnë se torturat dhe keqtrajtime të tjera në këto kampe janë të zakonshme.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...