Behrami falënderon FFK-në për çmimin

15 Janar 2013 - 11:31      

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës që e ka shpallur atë futbollistin më të mirë të diasporës për vitin 2012. Ai të hënën ka thënë se është shumë krenar që ka fituar epitetin e më të mirit. "Unë jam shumë krenar dhe për këtë falënderoj Kosovën që më ka shpallur lojtarin më të mirë të vitit", ka thënë Behrami, njofton të hënën "ticinonews.ch". Behrami nuk ishte i pranishëm në ceremon

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës që e ka shpallur atë futbollistin më të mirë të diasporës për vitin 2012. Ai të hënën ka thënë se është shumë krenar që ka fituar epitetin e më të mirit. "Unë jam shumë krenar dhe për këtë falënderoj Kosovën që më ka shpallur lojtarin më të mirë të vitit", ka thënë Behrami, njofton të hënën "ticinonews.ch". Behrami nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2012 të organizuar ditë më parë nga FFK-ja, por çmimin e tij e mori babai i tij, Ragip Behrami. Behrami 27-vjeçar është futbollist i ekipit italian, Napoli. Me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...