Inter interesohet për Ujkanin

15 Janar 2013 - 11:30      

Skuadra italiane Inter është duke kërkuar për ta zëvendësuar portierin e dytë të lënduar të ekipit italian, Luca Castellazzi. Dhe emri më i përfolur për të zëvendësuar Castellazzin është portieri kosovar i ekipit italian Palermo, Samir Ujkani. Kështu njoftojnë të hënën mediumet e huaja. Pos Interit, interesim për Ujkanin 24-vjeçar ka shprehur edhe skuadra tjetër e Serie A, Lazio, ku aktivizohet kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana. Reprezentuesi i Shqipërisë, Samir Ujkani, këtë edicion ka zhvilluar 18 paraqitje. Portieri nga Vushtrria me Palermon ka kontratë deri në qershor të vitit 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...