Arrin në 750 numri i trupave franceze në Mali

15 Janar 2013 - 11:22      

Presidenti francez, Francois Hollande thekson se 750 trupa franceze aktualisht janë duke marrë pjesë në ofensivën kundër rrebelëve islamikë në Mali, transmeton rel njoftimet. Hollande foli të martën gjatë një vizite në një bazë ushtarake franceze në Abu Dabi.
Ai tha se në atë territor numri i trupave franceze do të rritet përkohësisht, por ata do t'ia dorëzojë forcave afrikane "sa më shpejt të jetë e mundur". Hollande megjithatë shtoi që vendosja e forcave afrikane do të marrë "të paktën një javë".

Paris, 15 janar - Presidenti francez, Francois Hollande thekson se 750 trupa franceze aktualisht janë duke marrë pjesë në ofensivën kundër rrebelëve islamikë në Mali, transmeton rel njoftimet. Hollande foli të martën gjatë një vizite në një bazë ushtarake franceze në Abu Dabi.

Ai tha se në atë territor numri i trupave franceze do të rritet përkohësisht, por ata do t'ia dorëzojë forcave afrikane "sa më shpejt të jetë e mundur". Hollande megjithatë shtoi që vendosja e forcave afrikane do të marrë "të paktën një javë".

Hollande u tha gazetarëve se sulmet e reja ajrore gjatë natës kundër objektivave islamike "kanë arritur qëllimin e tyre".

Forcat franceze që nga e premtja,  po e mbështesin një ofensivë nga trupat qeveritare Maliane kundër grupeve islamike që kanë të kontrolluar veriun e vendit që nga prilli i vitit 2012. Të hënën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha mbështetjen e tij shtetit të Francës për këtë ndërhyrje ushtarake.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...