Kriza greke ktheu në atdhe 180 mijë emigrantë shqiptarë

15 Janar 2013 - 11:19      

Rreth 180 mijë emigrantë shqiptarë të punësuar në Greqi janë rikthyer tashmë në Shqipëri. Sipas një raporti të Qendrës për Tregti të Jashtme ACIT, financuar nga USAID, siç raportonte ditë më parë AS, në pesë vitet e fundit kanë lënë Greqinë si pasojë e krizës së thellë që ka kapur këtë vend 18-22 për qind e emigrantëve shqiptarë.

Tiranë, 15 janar – Rreth 180 mijë emigrantë shqiptarë të punësuar në Greqi janë rikthyer tashmë në Shqipëri. Sipas një raporti të Qendrës për Tregti të Jashtme ACIT, financuar nga USAID, siç raportonte ditë më parë AS, në pesë vitet e fundit kanë lënë Greqinë si pasojë e krizës së thellë që ka kapur këtë vend 18-22 për qind e emigrantëve shqiptarë.

Sipas raportit, që i bën një analizë të hollësishme pasojave të krizës greke në ekonominë, tonë investimet greke kanë rënë nga 53 për qind e totalit në vitin 2006 në 27 për qind në 2011-ën. Kriza ka ndikuar gjithashtu në mënyrë të ndjeshme edhe në marrëdhëniet tregtare. Importet nga Greqia kanë rënë nga 15 për qind në 11 për qind të totalit, ndërsa eksportet shqiptare drejt Greqisë thuajse u përgjysmuan. Por përveç efekteve negative kriza greke ka ndikuar pozitivisht për depozitat bankare. Dërgesat e emigrantëve nga Greqia janë rritur edhe pse totali i dërgesave nga jashtë ka pasur rënie. Raporti arrin në konkluzionin se shqiptarët kanë tërhequr depozitat e tyre nga bankat greke dhe i kanë investuar në Shqipëri.

Sipas studimit, tre janë rreziqet kryesore që i kanosen ekonomisë shqiptare nga kriza greke, i pari: është ritmi i kthimit të emigrantëvë që mund të sjellë probleme në vend, së dyti: problemet që mund të shkaktohen për eksportet dhe e treta: efektet zinxhir që mund të sjellë në sistemin financiar tërheqja masive e depozitave nga bankat greke.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...