Hugh Jackman e lëndon Russel Crowe gjatë xhirimeve të filmit

13 Janar 2013 - 10:42      

Hugh Jackman e ka lënë yllin holivudian, Russell Crowe, të lënduar dhe të mavijosur derisa e goditi me drunj në shpinë derisa ishin duke xhiruar disa skena të filmit “Les Miserables”.

Hugh Jackman e ka lënë yllin holivudian, Russell Crowe, të lënduar dhe të mavijosur derisa e goditi me drunj në shpinë derisa ishin duke xhiruar disa skena të filmit “Les Miserables”.

“X-Meni” dhe “Gladiatori” janë duke marr pjesë në mjuzikllin e novelës klasike të Victor Hugo.

Të dy aktorët ishin duke xhiruar disa skena të dyluftimeve për filmin por Jackman ka thënë se është dashur që dyluftimi të bëhej sa më real, por ai aksidentalisht e kishte goditur në shpinë shokun e tij.

“Isha duke xhiruar disa skena me ‘Gladiatorin’, me Russel Crowe. Unë u bëra pak tepër i zellshëm në një skenë ku ne ishim duke bërë dyluftim dhe aksidentalisht e godita atë me shkop dhe unë e pyeta ‘ A të godita ty, shok?’, ai më është përgjigjur ‘Jo, çdo gjë është në rregull, unë jam mirë’. Gjatë mbrëmjes ai hoqi kostumin e tij dhe ai kishte një vijë shumë të gjatë në shpinën e tij”, ka thënë Jackman për një televizion amerikan.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...