Bunjaku i rëndësishëm për Kaiserslauternin

13 Janar 2013 - 10:22      

Trajneri i Kaiserslauternit, Franco Foda, vlerëson lart sulmuesin kosovar, Albert Bunjaku. Ai të shtunën në një intervistë për "volksreund.de", ka thënë se Bunjaku është lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij. "Sigurisht që Bunjaku dhe Idrissou janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne.

Trajneri i Kaiserslauternit, Franco Foda, vlerëson lart sulmuesin kosovar, Albert Bunjaku. Ai të shtunën në një intervistë për "volksreund.de", ka thënë se Bunjaku është lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij. "Sigurisht që Bunjaku dhe Idrissou janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne. Mangësia e vetme e edicionit të kaluar ishte që ne nuk kishim shumë zgjedhje. Në fazën sulmuese nuk kishim shumë zgjedhje, prandaj ne do të përpiqemi që ta forcojmë sulmin me një sulmues të ri, në mënyrë që të shfrytëzojmë më mirë situatën", ka thënë Foda. Bunjaku 29-vjeçar këtë edicion në 15 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga 2 të Gjermanisë ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai është kapiten i Kaiserslauternit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...