Qeveria “ngrin” Brezovicën

13 Janar 2013 - 10:12      

Për vite me radhë ishte ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) dhe me vonë edhe pasardhësja e kësaj të fundit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), dështuan ta privatizojnë Qendrën turistike dimërore “Brezovica”.

Prishtinë, 13 janar - Për vite me radhë ishte ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) dhe me vonë edhe pasardhësja e kësaj të fundit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), dështuan ta privatizojnë Qendrën turistike dimërore “Brezovica”.

Arsyetimi për mosprivatizim, ndonëse qendra përballej me mungesë investimesh, ishte kundërshtimi i serbëve lokalë me direktiva nga Beogradi. Kur serbët filluan të binden se me privatizim do të përfitojnë të gjithë, për shkak të investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës, të gjitha kompetencat mbi këtë qendër i mori Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila, shkruan gazeta “Zëri”.

"Aktualisht nuk kemi asnjë kompetencë mbi Qendrën e Skijimit në Brezovicë,pasi që me të po merret Ministria e Tregtisë, mirëpo jemi në gatishmëri dhe dispozicion për çfarëdo që është e nevojshme për të ndihmuar në këtë projekt", ka thënë për “Zërin” Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ndërsa në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) thonë se presin që procesi për zhvillimin e Brezovicës të nisë së shpejti.

Arta Istrefi nga MTI thotë se Komisioni Ndërministror, i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Shtërpcës është në përgatitje të dokumenteve për fillimin e konsultimeve lidhur me mundësitë e Projektit për Zhvillimin Turistik të Brezovicës (PZHTB). Sipas saj, punët përgatitore përfshijnë zhvillimin e një baze të dhënash me informacione për investimet, krijimin e procedurave të konsultimit etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...