Ujkani kthehet titullar te Palermo

13 Janar 2013 - 10:01      

Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini në konferencë për shtyp të mbajtur të shtunën ka bërë të ditur se në portë për ndeshje me Napolin do ta kthejë portierin kosovar, Samir Ujkani.

Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini në konferencë për shtyp të mbajtur të shtunën ka bërë të ditur se në portë për ndeshje me Napolin do ta kthejë portierin kosovar, Samir Ujkani. Reprezentuesi i Shqipërisë në ndeshjen e fundit nuk u paraqit fare për Palermon, por Gasperini ka thënë se Ujkani ka pasur nevojë të qëndrojë në stol një ndeshje. Ndeshja Napoli - Palermo zhvillohet të dielën (sot) dhe i takon xhiros së 20-të në Serie A të Italisë. "Unë nuk e inkuadrova të dielën e kaluar Ujkanin, sepse ai po kalonte nëpër një periudhë presioni, por për mua ai ka qenë gjithmonë zgjedhja më e mirë edhe pse ka bërë disa gabime. Por për fat të keq kjo i ndodhi edhe portierit Benussi", ka thënë Gasperini. Ujkani është paraqitur në 17 prej 19 ndeshjeve të këtij edicioni në kampionatin italian. Palermo renditet e parafundit (19) me 15 pikë të mbledhura.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...