Besarta akuzohet se joshi Fidanin me seks për ta vrarë

8 Janar 2013 - 08:59      

Fidan Shabi kishte marrë ftesë nga një grua për të bërë seks, por në vend të “kënaqësisë seksuale” ajo i kishte dhënë plumba vdekjeprurës.
Me premtimin për seks e kishte joshur 28-vjeçarja Besarta Kastrati natën e 2 majit 2012, duke e dërguar deri në tavanin e një banese ku akuzohet se e kishte vrarë.
Për këtë krim të cilin e ka marrë përsipër, Besarta Kastrati, e bija e tregtarit të ndjerë të metaleve të çmueshme, Sali Kastrati, ka gjasa që një pjesë të madhe të jetës ta kalojë në burg, nëse vërtetohet në tërësi aktakuza kundër saj për vrasje të Fidan Shabit.

Prishtinë, Pejë, 8 janar - Fidan Shabi kishte marrë ftesë nga një grua për të bërë seks, por në vend të “kënaqësisë seksuale” ajo i kishte dhënë plumba vdekjeprurës.

Me premtimin për seks e kishte joshur 28-vjeçarja Besarta Kastrati natën e 2 majit 2012, duke e dërguar deri në tavanin e një banese ku akuzohet se e kishte vrarë.

Për këtë krim të cilin e ka marrë përsipër, Besarta Kastrati, e bija e tregtarit të ndjerë të metaleve të çmueshme, Sali Kastrati, ka gjasa që një pjesë të madhe të jetës ta kalojë në burg, nëse vërtetohet në tërësi aktakuza kundër saj për vrasje të Fidan Shabit.

Besarta është akuzuar nga prokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ali Uka, për vrasje të rëndë me motiv hakmarrje të paskrupullt apo nga motive të tjera të ulëta, vepër kjo e dënueshme deri në 40 vjet burgim. Këtë vrasje akuzohet se e ka kryer duke menduar se Fidan Shabi i kishte hedhur bombë të atit të saj, në fillim të vitit të kaluar, i cili kishte vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga shpërthimi.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” ) 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...