Nga përplasja e trenit me veturë vdes 22 vjeçarja, lëndohet i vëllai

7 Janar 2013 - 18:51      

Aksident i rëndë hekurudhor në periferi të kryeqytetit, ku pas përplasjes së një automjeti nga treni i rrugës Tiranë-Durrës ka humbur jetën një 22-vjeçare dhe është plagosur rëndë vëllai i saj vetëm 21-vjeç, transmeton BW.

Tiranë, 7 janar -  Aksident i rëndë hekurudhor në periferi të kryeqytetit, ku pas përplasjes së një automjeti nga treni i rrugës Tiranë-Durrës ka humbur jetën një 22-vjeçare dhe është plagosur rëndë vëllai i saj vetëm 21-vjeç, transmeton BW.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme shinat e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, kur automjeti tip ‘Ford Focus me targë TR 73 58’, teksa udhëtonte në pjesën fundore të rrugës ‘Jordan Misja’, i ka prerë rrugën trenit.

Për pasojë motër e vëlla janë plagosur rëndë dhe janë nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak. Ku mësohet se Kristjana Ndosha humbi jetën sapo mbërriti ndërkohë që bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për jetën e vëllait të saj 21-vjeçar. Policia bën me dije se shkak paraprak i aksidentit të jetë makina që i ka ndërprerë rrugën trenit, si dhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...