Forcë e policisë kundër protestuesve gjakovarë

6 Janar 2013 - 12:17      

(E plotësuar) Policia lokale e Gjakovës ka përdorur forcën për të larguar një grup të qytetarëve, të cilët që nga mëngjesi kishin zënë dyert e kishës ortodokse në Gjakovë.

Gjakovë, 6 janar –  (E plotësuar) Policia lokale e Gjakovës ka përdorur forcën për të larguar një grup të qytetarëve, të cilët që nga mëngjesi kishin zënë dyert e kishës ortodokse në Gjakovë.
Një grup prej mbi 20 vetave, që ka qenë  kryesisht nëna që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit, të cilave i janë bashkuar edhe pjesëtar të lëvizjës “Vetëvendosja”, me këtë akt po kundërshtonin e ardhjen e  serbëve, të cilët të dielën kanë ardhur për të shënuar krishtlindjet ortodokse. Protestuesit  kanë qëndruar para dyerve të kishës prej orës 7.30 të mëngjesit.
Fëllënza Bunjaku, një nënë që ka të humbur të birin dhe bashkëshortin, tha se ka dalur për të kundërshtuar ardhjen e serbëve, pasi sipas saj të gjithë këta janë fajtor. “Jam nënë që ma kanë marrë burrin dhe djalin në qorapa prej shtëpisë  E krejt këta janë fajtor. “Ne kemi dalë që këta të mos vijnë këtu, këta janë ata që na kanë ndërruar jetën për  2 minuta e  për 360 shkallë”, ka thënë Bunjaku të dielën.
Ndërsa  Pranvera Sharani  që po ashtu ka të afërm të  humbur gjatë luftës së fundit, tha se serbët nuk kanë të drejt të vijnë në Gjakovë. “Le të din  serbet se këtu nuk kanë vend, sepse një grusht njerëz na kanë çrregulluar jetën. Na kanë shkatërrua, le të marrin vesh  këtë edhe institucionet se nuk po lodhet askush për askënd”, ka thënë ndër të tjera  Sharani.
Policia  pas orës 8.00 ka nisur të  negocioj me protestuesit, në mënyrë që ata të largohen. Mirëpo nuk ka pasur sukses.
Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë u tha nënave dhe protestuesve të tjerë, se edhe pse i kuptojnë shqetësimet e tyre, kjo formë e të vepruarit është antiligjore.
“Ne kemi institucionet tona që duhet të merren me ta, ata janë të autorizuar. Kjo nuk është formë e mirë,  bllokim i rrugëve dhe hyrjeve duhet të lirohet”u tha ai protesutesve.
Por disa minuta para se një autobus me refugjatë nga Serbia të futet në kishën ortodokse, në  qendër të Gjakovës, rreth orës 10.20 minuta, policia lokale ka përdorur forcën për të larguar protestuesit, pasi nuk kanë mundur të bind protestuesit të largohen  me dëshirë.
Disa prej tyre pasi janë ngrehur  zvarrë,  dy  janë arrestuar, por janë liruar pak më vonë. Mimoza Shala nga lëvizja “Vetëvendosje” e  cila i është bashkuar kësaj proteste, tha se   kjo vizitë  ka qenë  politike e jo fetare.
Ndërsa duke u ndërlidhur me reagimin e policisë,  Shala tha se “asnjë herë në jetën time nuk jam ndier më e fyer se sa sot”.
“Reagimi i policisë  është në mbrojtje të serbëve duke dhunuar qytetarin tonë. E pat edhe vet, i zvarritën nënat, të cilat kanë dhimbjet e tyre”’, k thënë ndër të tjera ajo.
Megjithatë  nën përcjelljen e forcave të policisë, një autobus me serb  ka arritur që të futet në kishën ortodokse për të kryer ritin fetar me rastin e krishtlindjeve.
Gjokica Stanojeviq, një nga udhëheqësit e dhunshëm të komunës së Gjakovës, i cili ka qenë edhe udhëheqës i kësaj vizite, duke ju përgjigjur mediave lidhur me këtë vizitë, ka falënderuar ata që kanë mundësuar këtë vizitë.  “Kjo është një festë fetare, e ne lutemi për të falur mëkatet. Në këtë mes ka pasur shumë mëkate, por mendoj se duhet të shikohet nga e ardhmja dhe pajtimi i ri, jeta vazhdon.  Ai i cili ka bërë diçka duhet të përgjigjet para Zotit dhe njerëzve. Për çdo viktimë është dhimbje, pavarësisht a janë serbë apo shqiptarë”, ka thënë Stanojeviq.
Emri i Stanojeviq ka qenë pjesë e emrave të pankartave  që të dielen protestuesit kanë mbajtur në duar si të akuzuar për krime kundër popullatës civile.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...