Hillary Clinton, sekretare e rekordeve

6 Janar 2013 - 11:01      

Asnjë sekretar shteti në historinë amerikane nuk ka kaluar më shumë kohë në aeroplan dhe në udhëtime jashtë vendit. Njerëzit e afërt thonë se ish-zonja e parë nuk ndalej.
Madje edhe njerëzit që kanë punuar për së afërmi me Clintonin (65) thonë se ajo ishte një rob i punës. Kishte një orar të stërngarkuar të takimeve dhe udhëtimeve. Gjatë katër vjetëve të kaluar, ajo ka udhëtuar 401 ditë dhe ka kaluar një kohë të barabartë me 87 ditë në aeroplan, bëjnë të ditur të dhënat e Departamentit të Shtetit.

Washington, 6 janar - Asnjë sekretar shteti në historinë amerikane nuk ka kaluar më shumë kohë në aeroplan dhe në udhëtime jashtë vendit. Njerëzit e afërt thonë se ish-zonja e parë nuk ndalej.

Madje edhe njerëzit që kanë punuar për së afërmi me Clintonin (65) thonë se ajo ishte një rob i punës. Kishte një orar të stërngarkuar të takimeve dhe udhëtimeve. Gjatë katër vjetëve të kaluar, ajo ka udhëtuar 401 ditë dhe ka kaluar një kohë të barabartë me 87 ditë në aeroplan, bëjnë të ditur të dhënat e Departamentit të Shtetit.

Në një maratonë 48-orëshe në vitin 2009, për të cilën ende flasin kolegët e saj, ajo udhëtoi prej bisedimeve me liderët palestinezë në Abu Dhabi në një takim në mesnatë me kryeministrin izraelit, Benjamun Netanyahu, në Jerusalem, pastaj mori aeroplanin për në Marok, duke punuar tërë natën për të tjera çështje, përpara se të shkonte drejt e në një takim me liderët arabë mëngjesin e ardhshëm.

“Shumë njerëz që e njohin më kanë thënë t’i them asaj që të mos punojë kaq shumë”, ka theksuar Melanne S. Verveer, që ishte shefe e kabinetit të sekretares Clinton, kur ishte zonjë e parë dhe tani është ambasadore e saj për çështje të grave. “Epo, kjo nuk është e lehtë të bëhet kur jeni Hillary Clinton. Ajo nuk di ta kursejë veten”.

Nuk është vetëm punë detyre zyrtare, thotë Verveer dhe të tjerët që e njohin. Clinton jepet me shpirt pas punës, duke zbatuar një diplomaci personale që, insiston ajo, e detyron të udhëtojë në më shumë vende sesa ishin të detyruar të fluturonin paraardhësit e saj.



(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...