Gasperini çuditet me kritikat ndaj Ujkanit

6 Janar 2013 - 10:38      

Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini, ka bërë thirrje që të ndalen kritikat ndaj portierit kosovar, Samir Ujkani. Ai të shtunën për mediumet italiane u shpreh i habitur se si vjen tërë ky mllef ndaj reprezentuesit të Shqipërisë.

Trajneri i Palermos, Gian Piero Gasperini, ka bërë thirrje që të ndalen kritikat ndaj portierit kosovar, Samir Ujkani. Ai të shtunën për mediumet italiane u shpreh i habitur se si vjen tërë ky mllef ndaj reprezentuesit të Shqipërisë. "Unë nuk po arrij të kuptoj pse gjithë ky mllef ndaj Ujkanit. Ka edhe lojtarë të tjerë që në disa periudha kanë bërë gabime, por nuk janë sulmuar në këtë mënyrë si Samir Ujkani. Ai ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera dhe problemi i skuadrës nuk lidhet vetëm me të. Dhe, do t'u them të gjithëve se deri sa ai do të jetë në Palermo unë do ta mbrojë", ka thënë Gasperini, njofton të shtunën "mediagol.it". Ujkani 24-vjeçar këtë edicion shpesh është kritikuar për paraqitjet që kishte me Palermon në Serie A. Së fundi është raportuar për mundësinë e largimit të tij nga Palermo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...