Florent Sejdiu kthehet te Trepça '89

6 Janar 2013 - 10:25      

Sulmuesi Florent Sejdiu është pranë marrëveshjes me skuadrën e Trepçës '89, njoftoi trajneri i ekipit mitrovicas, Gani Sejdiu. Ky i fundit tha se Sejdiu do t'i bashkohet ekipit në përgatitje.

Sulmuesi Florent Sejdiu është pranë marrëveshjes me skuadrën e Trepçës '89, njoftoi trajneri i ekipit mitrovicas, Gani Sejdiu. Ky i fundit tha se Sejdiu do t'i bashkohet ekipit në përgatitje. Florent Sejdiu në vjeshtë mbrojti ngjyrat e skuadrës tjetër nga Mitrovica, Trepçës. "Gjasat janë të mëdha që Florenti t'i bashkohet skuadrës sonë të enjten, kur edhe do t'i nisim përgatitjet. Me Florentin ne do të forcoheshim edhe më shumë për pjesën e dytë të kampionatit. Fazën e dytë përgatitore që nis në muajin shkurt do ta zhvillojmë në Shqipëri", ka thënë Gani Sejdiu. Ai është babai i Florent Sejdiut.

Trepça '89 stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë me 30 pikë, katër më pak se liderja Prishtina. Më herët "xehetarët" kanë angazhuar Taulant Dajakun. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...