Brukseli mendon të propozojë diçka për veriun e Kosovës

5 Janar 2013 - 15:56      

BE-ja po synon ta zgjidhë çështjen e veriut duke iu ofruar komunave të pjesës veriore të vendit mundësinë e anëtarësimit në mekanizma evropianë, që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe rajonale. Propozimi i Brukselit do t’iu prezantohet palëve këtë muaj, kur të takohen kryeministrat Thaçi dhe Daçiq.

Prishtinë, 5 janar - BE-ja po synon ta zgjidhë çështjen e veriut duke iu ofruar komunave të pjesës veriore të vendit mundësinë e anëtarësimit në mekanizma evropianë, që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe rajonale. Propozimi i Brukselit do t’iu prezantohet palëve këtë muaj, kur të takohen kryeministrat Thaçi dhe Daçiq.

Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se Catherine Ashton mund ta hedhë në tryezë një propozim me të cilin synohet të gjendet një zgjidhje për situatën në pjesën veriore.

Merret vesh se Brukseli ka në propozim këtë çështje që është hartuar nga një diplomat evropian, që është i angazhuar direkt në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Sipas këtij propozimi, komunave veriore iu ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë evropianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilët kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave.

Siç dihet një mekanizëm i tillë është Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Evropiane, që është organizata më e madhe e qeverive lokale dhe rajonale në kontinentin tonë.

Sipas këtyre burimeve, propozimi i tillë nuk tejkalon Pakon e Ahtisaarit, e cila lejon bashkëpunimin direkt të komunave me shumicë serbe me Serbinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...