Lugina vlerëson reciprocitetin e vizitave të zyrtarëve serbë

5 Janar 2013 - 15:51      

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës e kanë vlerësuar lartë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e vizitave të liderëve serbë në Kosovë, me ato të liderëve kosovarë në Luginën e Preshevës.

Preshevë, 5 janar - Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës e kanë vlerësuar lartë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës për kushtëzimin e vizitave të liderëve serbë në Kosovë, me ato të liderëve kosovarë në Luginën e Preshevës.

Zyrtarët shqiptarë të Luginës, në deklaratat e tyre kanë thënë se reciprociteti është kërkesë e kamotshme e shqiptarëve të Luginës, duke vlerësuar se në rajon fatkeqësisht kjo masë është aktualisht çelës i zgjidhjes së problemeve dhe jo respektimi i të drejtave legjitime, raporton Rtk.

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndryshe nga fqinjët e tjerë, kanë pranuar realitetin e ri në Ballkan, por të drejtat e tyre me dekada janë nëpërkëmbur. Ndaj si domosdoshmëri të kohës, kanë zgjedhur alternativën për kërkim të realizimit të të drejtave të tyre në shkallë reciprociteti me realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...