Kushtetuesja hungareze rrëzon kodin elektoral të qeverisë

5 Janar 2013 - 15:43      

Gjykata Kushtetuese e Hungarisë e ka vlerësuar të pavlefshme reformën e diskutueshme të ligjit të zgjedhjeve, të bërë nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Viktor Orbán.

Budapest, 5 janar - Gjykata Kushtetuese e Hungarisë e ka vlerësuar të pavlefshme reformën e diskutueshme të ligjit të zgjedhjeve, të bërë nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Viktor Orbán. Gjykatësit e kanë quajtur të paligjshëm rregullin e ri për dhënien e votës dhe disa elemente të tjera të ligjit, të vendosura në muajin nëntor. Kritikët i kanë quajtur ndryshimet jodemokratike dhe një përpjekje e Orbanit për të siguruar pushtetin. Sipas ligjit, në të ardhmen zgjedhësit në Hungari duhet të regjistrohen çdo katër vjet për dhënien e votës. Përveç kësaj, u bënë shkurtime të fushatës së zgjedhjeve. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Hungari mbahen në pranverën e vitit 2014, raporton radio DW.

Komentuesit e mediumeve kritike ndaj qeverisë e patën komentuar reformën si një përpjekje të partisë në pushtet Fidesz për të rikuperuar humbjet e dukshme të popullaritetit në dy vjetët e fundit dhe për të siguruar në afat të gjatë rezultate të mira në zgjedhje. Ndërkohë që qeveria e Orbán kultivon një retorikë nacionaliste-populiste-antikapitaliste, ajo ndjek një politikë kursimesh klasike dhe rigoroze, prej së cilës vuajnë kryesisht shtresat e dobëta sociale dhe pensionistët. Kjo ka bërë që Fidesz në sondazhe të pësojë humbje të forta, dhe, nëse aktualisht do të bëheshin zgjedhjet, ajo nuk do të arrinte më shumicën e dy të tretave, si në zgjedhjet e kaluara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...