Zbatimi i rregullës 25 sekonda godet Nadalin e Gjokoviqin

5 Janar 2013 - 15:13      

Shoqata e tenistëve profesionistë (ATP) iu mundësoi arbitrave që më lehtë t’iu tërheqin vërejtjen dhe t’i dënojnë lojtarët të cilëve u duhet shumë kohë për t’iu përgatitur për shërbim, gjë që do të mund të godiste më së shumti tenistin serb Novak Gjokoviq dhe atë spanjoll Rafael Nadal.

Shoqata e tenistëve profesionistë (ATP) iu mundësoi arbitrave që më lehtë t’iu tërheqin vërejtjen dhe t’i dënojnë lojtarët të cilëve u duhet shumë kohë për t’iu përgatitur për shërbim, gjë që do të mund të godiste më së shumti tenistin serb Novak Gjokoviq dhe atë spanjoll Rafael Nadal.

Shumë tenistë me rastin e shërbimit (servisit) shfrytëzojnë më shumë se 25 sekondat e lejuara dhe kjo ka qenë arsyeja që krerët e ATP-së kanë vendosur që t’iu mundësohet arbitrave që të zbatojnë rregullën e 25 sekondave për të eliminuar pauzat e gjata ndërmjet shërbimeve dhe poenëve. Këto rekomandime do të zbatohen që në turneun e Dohas dhe atë të Brisbane në Australi.

“Në fakt, kjo është e njëjta gjë, rregulla e vjetër prej 25 sekondave, por referëve iu emi dhënë mundësinë ta zbatojnë atë rregull. Gjatë javës së parë nëpër turne kemi ndihmuar dhe këshilluar tenistët, duke iu thënë që duhet të pëshshpejtojnë përgatitjet, por edhe iu kemi tërhequr vërejtjen se do të dënohen nëse e shkelin atë rregull” deklaroi një nga krerët e ATP-së.

Në turneun e Dohas deri të premten, arbitrit kanë bërë vërejtje dhe kanë dënuar 36 herë tenistët shkaku i thyerjes së rregullës, e shumë herë ka ndodhur kështu edhe në turneun në  Brisbane. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...