Shkencëtarët krijuan qelizat që vrasin kancerin

5 Janar 2013 - 14:43      

Hulumtuesit japonezë kanë arritur një zbulim dramatik që ka të bëjë me krijimin e qelizave specifike T, të cilat janë në gjendje të vrasin tumoret. Ata thonë se ky zbulim çon drejt mundësisë për injektimin e këtyre qelizave në pacientët që vuajnë nga kanceri. Këto qeliza në gjendje të natyrshme janë në sasi të vogla, por shkencëtarët shpresojnë që me injektimin e tyre në sasi të mëdha te pacienti mund të forcohet sistemi imunitar.

Hulumtuesit japonezë kanë arritur një zbulim dramatik që ka të bëjë me krijimin e qelizave specifike T, të cilat janë në gjendje të vrasin tumoret. Ata thonë se ky zbulim çon drejt mundësisë për injektimin e këtyre qelizave në pacientët që vuajnë nga kanceri. Këto qeliza në gjendje të natyrshme janë në sasi të vogla, por shkencëtarët shpresojnë që me injektimin e tyre në sasi të mëdha te pacienti mund të forcohet sistemi imunitar.

Shkencëtarët e qendrës hulumtuese për alergji dhe imunitet RIKEN, njoftuan se kanë arritur që për herë të parë të krijojnë qeliza specifike të sistemit imunitar, të quajtura T qeliza të limfociteve, të specializuara për tumore. 

Shkencëtarë së pari u detyruan të riprogramojnë T limfocitet e specializuara për shkatërrimin e disa llojeve të tumorit, në qeliza të tipit tjetër, të quajtura qeliza amë të indukuara pluripotente (iPS), të cilat pastaj prodhojnë qeliza të reja krejtësisht aktive, qeliza T limfocite, të specializuara për tumore, kurse ato në të ardhmen do të mund të përdoren në terapi kundër tumoreve.

Shkencëtari Hiroshi Kavamoto sqaroi: Kemi arritur të krijojmë sasi më të madhe të qelizave të specializuara të qelizave antigjen T, asisoj që kemi krijuar qeliza iPS dhe ato sërish i kemi diferencuar në qeliza funksionale T. Hapi i ardhshëm do të jetë testi që të shohim se a i shkatërrojnë ato qeliza T vetëm tumoret, e jo edhe qelizat e tjera në organizmin e njeriut. Nëse dëshmohet që po, ato do t’i injektojmë me anë të injeksionit. Kjo do të mund të ndodhë në një të ardhme jo të largët”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...