Edhe Jahjaga e Krasniqi urojnë besimtarët ortodoksë

5 Janar 2013 - 14:19      

Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e vendit.

Prishtinë, 5 janar - Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë dhe qytetarët e vendit.
“Festa e Krishtlindjes është një ditë e veçantë për besimtarët ortodoksë. Ajo bart me vete porosinë për paqen, harmoninë, respektin dhe besimin në njëri-tjetrin”, thuhet pos tjerash në mesazhin e presidentes Jahjaga.
Më tutje, ajo uron që “këtë ditë të shënuar për ju, ta kaloni me njerëzit tuaj të dashur. Uroj që kjo ditë të shërbejë si rast për të shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve, për të vepruar për një të nesërme edhe më të mirë për të gjithë”.
Mesazh urimi për besimtarët ortodoks në vendin tonë ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili u dëshiron besimtarëve të jetojnë gjithmonë në paqe, tolerancë ndërnjerëzore, mbarësi, begati dhe në harmoni.
“Le të jetë kjo ditë frymëzuese për  besim më të madh te Zoti, le të jetë motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj mendimeve e besimeve të ndryshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në mesazhin e Krasniqit.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...