Dell i kishte treguar Rexhepit se cila është oferta më e mirë!

5 Janar 2013 - 14:01      

E paralajmëruar qysh dje, konferenca e sotme për shtyp e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk ka sjellë asgjë të re për opinionin publik. Ai vetëm ka ripërsëritur atë që dje e kanë thënë zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Çitaku, duke e arsyetuar moslejimin e vizitës së presidentit serb Tomisllav Nikoliq me vendosjen e reciprocitetit.

Prishtinë, 5 janar – E paralajmëruar qysh dje, konferenca e sotme për shtyp e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk ka sjellë asgjë të re për opinionin publik. Ai vetëm ka ripërsëritur atë që dje e kanë thënë zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Çitaku, duke e arsyetuar moslejimin e vizitës së presidentit serb Tomisllav Nikoliq me vendosjen e reciprocitetit.

“Hajredin Kuçi është kompetent për të folur për këtë punë. Ky refuzim i vizitës është reciprocitet, sepse derisa zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës iu ndalohet vizita në Serbi, as ne nuk do të lejojmë zyrtarët serbë të vizitojnë Kosovën”, tha Rexhepi.

Ai foli edhe për skandalin e pasaportave, por nuk pranoi të komentojë deklarimet e zyrtarit të lartë të MPB-së,  Besnik Berisha, dhënë në emisionin Interaktiv të KTV-së, i cili është pezulluar dy ditë më parë pikërisht nga ministri i Brendshëm.

Rexhepi tha që është e vërtetë se ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell i kishte dërguar letër.

Por, në këtë letër ministri Rexhepi ka sqaruar se ambasadori Dell vetëm i kishte treguar për një kompani e cila ishte ofertuesi më i mirë!

Rexhepi tha se ai nuk di se ku kanë shkuar 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike, por premtoi se dhënia e pasaportave për qytetarët nuk do të ndërpritet.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...