Joe Cole rikthehet te West Hami

5 Janar 2013 - 12:56      

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë, Joe Cole ka kompletuar transferimin e tij te skuadra West Ham United, transmetojnë mediumet angleze. Cole, 31-vjeçar, te West Hami është transferuar nga Liverpooli si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2014.

Londër, 5 janar - Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë, Joe Cole ka kompletuar transferimin e tij te skuadra West Ham United, transmetojnë mediumet angleze. Cole, 31-vjeçar, te West Hami është transferuar nga Liverpooli si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2014.

Cole karrierën e pati nisur te West Hami dhe pati luajtur për këtë skuadër deri në vitin 2003, para se të transferohej te Chelsea. "Është një lëvizje shumë e mirë për mua. Te West Hami kam mësuar gjithçka dhe jam i lumtur që më është dhënë rasti për t'u rikthyer", është shprehur Cole.

Krahas Joe Cole, West Hami ka huazuar edhe për gjashtë muaj sulmuesin e Arsenalit, marokenin Marouane Chamakh.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...