Vrasja në Prizren, pasojë e mosmarrëveshjeve familjare

3 Janar 2013 - 17:36      

Mosmarrëveshjet familjare ndërmjet E. K., nga Vërmica, dhe F. N., nga fshati Gjonaj i Hasit, dyshohet të kenë qenë tragjike për këtë të fundit, i cili është vrarë me armë zjarri të llojit TT, të mërkurën, në orët e mesditës në oborrin e qendrës tregtare "Ben-Af" në Prizren, pas një zënke që kishte filluar në brendi të këtij kompleksi afarist, raporton korrespodenti i Kohës Ditore.

Prizren, 3 janar – Mosmarrëveshjet familjare ndërmjet E. K., nga Vërmica, dhe F. N., nga fshati Gjonaj i Hasit, dyshohet të kenë qenë tragjike për këtë të fundit, i cili është vrarë me armë zjarri të llojit TT, të mërkurën, në orët e mesditës në oborrin e qendrës tregtare "Ben-Af" në Prizren, pas një zënke që kishte filluar në brendi të këtij kompleksi afarist, raporton korrespodenti i Kohës Ditore.

Ndërkohë, pjesëtarët e policisë kanë arrestuar dorasin e dyshuar E. K. dhe tre djemtë e tij, si të dyshimtë për kryerjen e veprës penale. Në Polici janë shoqëruar edhe tre persona të tjerë në cilësi të dëshmitarëve.

Burime të gazetës brenda Prokurorisë së Qarkut kanë bërë të ditur se në “bazë të hetimeve fillestare, dyshohet se vepra penale e vrasjes është kryer për motive të ulëta”. 

Sipas këtij burimi anonim, dorasi E. K. dyshohet se ka vrarë dhëndrin e tij, F. N., për shkak të mosmarrëveshjeve familjare. 

Ky version është konfirmuar edhe nga një i afërm i viktimës, i cili po ashtu ka folur në kushte anonimiteti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...